Në fshatin Pojatë është zbuluar busti i Dëshmorit të Kombit nga radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Gëzim Sahiti, njëherësh hero i Beteja e Koshares.
Në këtë ceremoni përkujtimore u nderuan gjithashtu edhe gjashtë martirë të këtij fshati: Shaban Esati, Osman Mehmeti, Adem Esati, Liman Islami, Bajram Maliqi dhe Saqip Sahiti.
Ngjarja u zhvillua si një homazh për sakrificën dhe përpjekjen e tyre për lirinë e Kosovës, duke kujtuar rolin e tyre në rrugën drejt çlirimit. Në këtë përvjetor përkujtimor, pjesëmarrësit vlerësuan lart kontributin e dëshmorëve dhe martirëve, duke e cilësuar atë si themel të lirisë dhe shtetndërtimit.
Në mesazhin e tij, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të përhershëm për ata që dhanë jetën për atdheun.
Ceremonia u mbyll me homazhe dhe vendosje lulesh, në nderim të përjetshëm për dëshmorët dhe martirët e lirisë.