Kryetari i Agim Aliu ka pritur në Ferizaj Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, në një takim të cilësuar si i veçantë dhe mjaft i frytshëm.
Përmes një njoftimi, Aliu bëri të ditur se gjatë këtij takimi janë zhvilluar biseda të këndshme, ku në fokus ishte bashkëpunimi i ndërsjellë dhe forcimi i lidhjeve institucionale.
Ai e cilësoi këtë vizitë si nder dhe kënaqësi të veçantë për qytetin e Ferizaj, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve fetarë.