Në ambientet e Galerisë së Arteve u zhvillua një koncert i veçantë nga Kuarteti “Jehon”, duke sjellë për publikun një përjetim artistik të pasur me emocione dhe elegancë muzikore.
Kuarteti, i përbërë nga instrumentistet Ftesë Ramadani dhe Dorë Ramadani në violinë, Ylberina Isufi-Brahimi në piano dhe Leona Salihu në violë, prezantoi një program të kuruar me kujdes, ku muzika klasike u ndërthur në mënyrë harmonike me elemente bashkëkohore.
Interpretimet e tyre u karakterizuan nga ndjeshmëria artistike dhe profesionalizmi, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me publikun e pranishëm. Ky koncert u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në pasurimin e jetës kulturore të qytetit.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shprehu mirënjohje për Kuartetin “Jehon” për performancën e shkëlqyer, si dhe për të gjithë artdashësit që morën pjesë në këtë ngjarje.