Kryetari i Agim Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e GIZ për Kosovë, David Oberhuber dhe Mario Eckardt, me të cilët është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Ferizaj bëhet pjesë e programeve të trajnimit, mentorimit, rrjetëzimit dhe mbështetjes për bizneset e udhëhequra nga gratë. Ky hap konsiderohet tejet i rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të qeverisjes lokale për fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e ndërmarrësisë femërore.
Kryetari Aliu theksoi se përfshirja në këto programe do të krijojë mundësi të reja për gratë sipërmarrëse, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike lokale dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.