Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK
Liri për Çlirimtarët
Faleminderit mijëra ferizajasve që përmes transportit të organizuar por edhe me vetura private, me pjesëmarrjen e tyre masovike madhështuan marshin sot “Drejtësi, jo Politikë”.
Faleminderit organizatave e shoqatave të dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj për bashkëpunimin në çdo çast të organizimit për këtë manifestim më të madhin në historinë e Kosovës.
Faleminderit kompanive ferizajase të transportit për mbështetjen e pakursim dhe organizimin e përbashkët brilant.
Populli e tha fjalën e tij: Liri për Çlirimtarët!