Në kuadër të agjendës së shënimit të 18-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, në Teatri “Adriana” u mbajt programi artistik i Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, aktivitet i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria e Arsimit.
Nxënësit e kësaj shkolle sollën para publikut interpretime korale dhe solistike, deklamime poetike si dhe performanca të ndryshme artistike, të përgatitura me përkushtim nën udhëheqjen e mësimdhënësve të tyre. Programi u karakterizua nga motive kombëtare dhe mesazhe edukative, duke reflektuar frymën e kësaj date të rëndësishme historike.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Drejtori i DKRS-së, Gazmend Bytyçi, së bashku me zyrtarë të kulturës, të cilët vlerësuan angazhimin dhe nivelin e lartë të prezantimit të nxënësve.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlerat kombëtare, kulturën dhe kreativitetin e të rinjve, duke inkurajuar aktivitete që fuqizojnë identitetin dhe ndërgjegjësimin qytetar.