Është politolog dhe me përvojë të gjerë në politikë.
• 2012 – 2013: Drejtor i Administratës dhe Personelit gjatë mandatit të parë të kryetarit Agim Aliu.
• 2014 – 2017: Udhëheqës i Departamentit të Administratës në kuadër të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë të degës së PDK-së në Ferizaj.
• 2014 – 2017: Këshilltar politik në Ministrinë për Integrime Evropiane.
• 2017: Këshilltar në Ministrinë e Financave.
• 2017 – 2021: Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu.
• 2021 – 2025: Zëdhënës i Kryetarit të Komunës dhe udhëheqës i Zyrës për Integrime Evropiane.
Në jetën private, është i martuar me Arigona Haxhimusa Marevci dhe është baba i dy fëmijëve, Troi dhe Oresta.