Dita nisi mbarë e me plot energji me nxënësit e shkollës “Dy Dëshmorët” në Talinoc të Muhaxherëve, prirë nga mësimdhënëset znj. Krenare Gashi Makolli dhe znj. Almedina Qerimi Neziri, bisedë kjo e këndshme me të vegjlit dhe botëkuptimet e tyre për qytetin, për të mirën publike, për shkollën dhe arritjet profesionale që i presin.