Performancat e ansamblit kamertal “TrioMosso” nga Ferizaj në qendra të shumta në gjithë gjeografinë shqiptare janë kultivimi më kuptimplotë e kujtesa më e mirë e vlerave të muzikës shqipe dhe muzikës klasike. Kënaqësi e veçantë të pres në zyrën time, për t’i përgëzuar për këtë sukses, profesorët e muzikës, Rinor Aliu, Arbëresha Ademi dhe Arjeta Krosa.