Falë bashkëpunimit me organizatën Barakah Charity, shkolla “Arsim Rexhepi” në Sazli është pajisur me katër tabela digjitale, të cilat do ta bëjnë procesin mësimor më modern, interaktiv dhe frymëzues për nxënësit e kësaj shkolle.
Drejtuesit e shkollës theksuan se ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm drejt së ardhmes së dijes, duke hapur rrugë për metoda më bashkëkohore të mësimdhënies.
U vlerësua gjithashtu se bashkëpunimi me prindërit mbetet gjithmonë thelbësor dhe produktiv, pasi vetëm së bashku mund të arrijmë suksesin e nxënësve tanë.
Në fund, shkolla shprehu falënderim të veçantë për z. Ilir Maliqi prind dhe koordinatorin e organizatës Barakah Charity z. Ardian Memetaj, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.