Zemërthyer i dhamë lamtumirën e fundit sot, veteranit e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga themeluesit të Zonës Operative të Neredimes, veprimtarit të paepur atdhetar e politik, inxhinierit të shquar ferizajas, bacës Rafiz Sejdiu – çlirimtar lavdiplotë, luftëtar sypatrembur, profesionist e mik i rrallë që lë zbrazëtirë të thellë në zemrën e gjithsecilit prej nesh që e njohëm e bashkë punuam.
Lavdi jetës dhe veprës së tij fisnike!
Ngushëllime familjes Sejdiu, bashkëluftëtarëve e bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të tij.
Dritë e gjithmonshme, shpirtit të tij!