Ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në QKMF vazhdoi aktivitetet informuese dhe vetëdijesuese në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit.
Në fshatin Dubravë u mbajt një ligjëratë ku banoret u informuan për rëndësinë e vetëkontrollit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Kontrollo sot — për një të nesërme më të shëndetshme!