Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj, morëm pjesë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara, Bashkia Inegöl në Bursa dhe ku nga ky Festival, përveç takimeve protokollare me drejtuesit e këtyre bashkive, komunitetin kulturor, përfaqësimin e këngës e valles shqipe, AAKV “Kastriotët” – Sektori i Valleve u kthyen me çmimin për performancën më të mirë, ndërsa koreografi z. Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit.
Sot prita drejtuesit e anëtarët e AAKV “Kastriotët” për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt.