Pasditen e sotme, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj u hap akademia e teknologjisë së informacionit “Future Minds Academy”, pika e saj për Ferizajn, institucion ky i fokusuar në ofrimin e mësimit dhe metodave për avancimin e dijeve në fushën e teknologjisë së informacionit, veçanërisht në fushën e intelegjencës artificiale.
Në këtë ceremoni nga Komuna e Ferizajt morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani si dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Albion Sherifi.
Ridvan Aliu themeluesi i kësaj qendre që selinë qendrore ka në Gjilan, tha se Ferizaj është pika e radhës ku po ngritet ky institucion, duke pasur parasysh edhe zhvillimin e hovshëm të qytetit dhe potencialin e të rinjve në fushën e teknologjisë informative. Ai tutje, shpjegoi në hollësi programin e kësaj qendre, gjersa në emër të Komunës dhe Kryetarit Aliu, të pranishmëve iu drejtua drejtori Afrim Llabjani i cili tha se si institucione mirëpresim këto investime veçanërisht në fushën e teknologjisë informative dhe se Komuna do të ofroj gjithë bashkëpunimin e nevojshëm.