Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës në sallën e sportit të shkollës “Astrit Bytyçi” u mbajt sot Turneu i XIII-të Ndërkombëtar “Pavarësia” nga Federata e Mundjes së Kosovës me mbështetjen nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, ku më të mirët në këtë sport u shpërblyen me mirënjohje por edhe për institucionet që mbështetën këtë sport.