Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju punën vullnetare të ekipit tonë, i cili u përkushtua për të përmirësuar mjedisin në shkollën “Ahmet Hoxha”. 


– Rrethojat janë ngjyrosur plot dashuri dhe përkujdesje 

– Hapësirat poshtë rrethojave u mbyllën për sigurinë e të gjithëve 
– Bari u kosit dhe tani ka një gjelbërim të mrekullueshëm 

– Pishat u krasitën për një pamje të freskët dhe të pastër 

– U bë një pastrim i plotë i hapësirave përreth 

Me këto përpjekje, synojmë ta bëjmë këtë shkollë një vend edhe më të sigurt dhe të bukur për të gjithë nxënësit dhe komunitetin. 

Falenderime të sinqerta për ekipin tonë punëtor dhe përkushtues! 

