“Swiss Contact” përmes projektit PPSE dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,sot kanë organizuar konferencën për turizmin e qëndrueshëm. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë akterët kyç nga sektori publik dhe privat për të diskutuar se si turizmi i qëndrueshëm duhet të jetë forcë shtytëse për zhvillim ekonomik në Kosovë.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Dërguti i cili ka diskutuar për sfidat dhe prioritete që duhen ti kenë komunat dhe Qeveria e republikës së Kosovës për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Pos tjerash, në këtë konference u kërkua nga Qeveria e Kosovës të themelohet një fond i veçantë për zhvillimin e turizmit si një organ i veçantë shtatore që merret me menaxhimin e këtyre mjeteve dhe zhvillimin e projekteve turistike.