Bashkë me kolegët e Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizituam Komunën e Ulqinit në Mal të Zi, me qëllim shkëmbimin e përvojave rreth zhvillimeve, menaxhimit financar në pushtetin lokal, menaxhimit të mbeturinave, planifikimin urban e integrimet evropiane, ku u mirëpritëm përzemërsisht nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, bashkëpunim ky i frytshëm për përvojat e pushtetit lokal në vendin tonë.