Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaj, Naser Tahiri.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tahiri, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim mora lajmin se na dha lamtumirën e fundit, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaj, Naser Tahiri. Vepra e tij heroike, kontributi për lirinë, do të mbeten të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. Ngushëllime të sinqerta familjes Tahiri, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.