Veprimtaria e tij e shquar atdhetare, vlerat njerëzore, profesionale e ekonomike, sakrificat e panumërta deri në flijim, guximi dhe vlerat qytetare e intelektuale që e shquan e bëjnë personalitetin e tij e veprën e tij, me gjurmë të pashlyeshme në historinë e Ferizajt, andaj në jubileun e 150-të të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes
për
ZENUN BEQA
Për kontribut të veçantë në ngritjen e fuqizimin e Ferizajt dhe përurimin e vlerave më të larta atdhetare, intelektuale e ekonomike.