Të gjithë ferizajasit e dijnë emrin e tij. Pothuajse të gjithë ferizajasit u shërbyen nga ai. Historia 150 vjeçare e qytetit, është e lidhur në memorien kolektive me veprën e emrin e tij. Në këtë përvjetor të 150-të të Ferizajt, për vlerat humane, atdhetare, ekonomike, për kujtesën e pashlyeshme që la për ferizajasit e veprën e tij kuptimplote, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes
për
MIKEL LUMEZI
Për kontribut të veçantë në përurimin e vlerave më të larta humane, atdhetare e ekonomike.