150 vjet të Ferizajt, janë vite të historisë e lavdisë, vlerave atdhetare, artistike që lanë gjurmët në faqet e historisë jo vetëm të Ferizajt por gjithë Kosovës, andaj në këtë përvjetor të 150-të të Ferizajt, në nderim e vlerësim të këtyre vlerave që personifikojnë atdhedashurinë, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes për GJON SERREQI dhe MATEJ SERREQI Për kontribut e angazhim flijues, në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit si dhe për angazhim e arritje të larta në përfaqësimin dinjitoz të shpirtit krijues artistik ferizajas.