Nder i veçantë që bashkë me nënkryetarin e AKK-së, Imri Ahmeti dhe drejtorin ekzekutiv, Sazan Ibrahimi, të marrim pjesë në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, duke përfaqësuar pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në këtë forum evropian, në të cilën mes temash tjera, zgjodhëm kreun e ri të saj, mundësi kjo për rrjetëzime e avancim të bashkëpunimeve tona sipas praktikave më të avancuara të pushtetit lokal në shtetet evropiane.