Bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësuesin e Komunës së Kamenicës, takuam përfaqësuesit nga kompania KBR dhe Kampi Ushtarak Amerikan “Bondsteel”, për t’i shprehur falënderimin e mirënjohjen, në emër të bashkëqytetarëve tanë, për mundësitë që ofruan përmes punësimit të shumë bashkëqytetarëve tanë, me ndikim të jashtëzakonshëm kjo për ekonomitë e qyteteve tona si dhe diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për t’i krijuar mundësi punësimi për të rinjtë që kanë përfunduar shkollat përkatëse profesionale.