Sot, në takim me Kryeministrin Kurti dhe ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të Kryetarëve të Komunave të Kosovës mbledhur në Asociacionin e Komunave të Kosovës, adresova shqetësimet e komunave, duke kërkuar nga Qeveria që të barten të hyrat vetanake të pezulluara tek komunat, të rikthehet në agjendën legjislative duke u themeluar Granti i IV, të procedohet më shpejtë me aktet nënligjore për rekrutimin e stafit në komuna me theks lejimi i listës pritëse në arsim e shëndetësi, t’u kthehen komunave pronat e menaxhuara nga AKP dhe Agjencia e Pyjeve, zonat ekonomike të mbeten nën administrimin e komunave si dhe shprehëm kundërshtimin për bartjen e përgjegjësisë së faljes së tatimit në pronë tek Komunat, sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen projektet komunale, kërkesa këto, për të cilat shprehëm gatishmërinë që me profesionalizmin e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht të AKK-së, ta ndihmojmë Qeverinë për ta bërë më të mirën për bashkëqytetarët tonë.

