Ferizaj është model në mesin e komunave, në fushën e respektimit e avancimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë, bashkëpunimit ndërfetar, avancimit të të drejtave gjinore në nivel lokal, tema këto që i diskutuam bashkërisht me Drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së, Igli Totozani, të cilin mirëprita sot me zyrtaren e lartë për demokratizim, Elena Swartz, zyrtarët nacionale të programit, Arijeta Rrotlla dhe Afrim Nesreti si dhe asistentin e lartë të programit, Jeton Lika, me të cilën u dakorduam të avancojmë bashkëpunimin tonë në përmirësimin edhe më tej, të treguesve në këto fusha.