3.5 milionë euro për shkollën e re në rrugën “Sali Çeku”
05/04/2023 10:00
Mirëprita sot, Shefin për Bashkëpunim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Johannes Steanbaek Madsen me bashkëpunëtore, ku shpreha falënderimin tonë, diskutuam e vizituam punimet në investimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, për ndërtimin e shkollës fillore në rrugën “Sali Çeku” e cila do të ketë 26 klasa mësimore, 8 laboratorë, sallën sportive e mijëra metra hapësira pune për nxënësit e mësimdhënësit, investim që pritet të përfundoj brenda këtij viti.