Lumit të gjatë të bashkëqytetëve nga e gjithë Kosova, iu bashkuan mbi 3000 ferizajas që në mënyrë të organizuar me transport me afro 50 autobusë, pa lënë anash edhe mijëra të tjerë ferizajas që erdhën me transport vetanak, u bashkuan në Marshin për Drejtësi, në marshin për të mbrojtur luftën tonë çlirimtare, për tu solidarizuar me kreun e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë, për historinë tonë që nuk mund të rishkruhet.Liria ka emër, lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është krenaria e çdo shqiptari, që sa të kemi frymë, ta mbrojmë e ruajmë si vlerë të ndritur kombëtare.
FALEMINDERIT çdo ferizajasi por edhe bashkëqytetarëve nga komunat tjera për pjesëmarrjen!