5,6 dhe 7 Marsi, përfaqësojnë datat e historisë shqiptare nga ku zuri fill liria e Kosovës, me shembullin unik të atdhedashurisë e sakrificës sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, nga ku nisi Epopeja e më të lavdishmes kryengritje, luftë për liri, luftë për ta mbrojtur vatrën stërgjyshore, nisi Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Liria ka emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari, Dëshmorëve të Kombit, luftëtarëve të lirisë, të rënëve për liri e të gjitha brezave që sakrifikuan pakursim për lirinë, shtetin e mëvetësinë e Kosovës.
Përjetësisht, lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së Tij!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!