Kryetari Aliu, uron bashkëqytetarët ashkali me rastin e Ditës së Flamurit Ashkali
15/02/2023 08:49
Me rastin e 15 Shkurtit – Ditës së Flamurit Ashkali, uroj të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit ashkali, në festën e tyre kombëtare, me zotimin e synimin që bashkë të koncentrojmë forcat edhe më shumë, në avancimin e rolit të komunitetit ashkali në shoqëri, duke ushqyer diversitetin etnik e kulturor, si vlerë dalluese të shoqërisë sonë. Me dëshirën e vullnetin për ecjen tonë të përbashkët, përpjekjen institucionale e shtetërore të bëjmë më shumë, i uroj gjithë bashkëqytetarëve ashkali, Ditën e Flamurit Ashkanli.