Prita sot, ferizajasen Olza Hashani, e cila me këngën e zërin e saj të veçantë u shpërblye me çmimin e parë në Gala Mbrëmjen e Festivalit “Flaka e Janarit”, mbajtur ditë më parë në Gjilan.
Kënga e saj kushtuar Dëshmorit të Kombit, Astrit Bytyçi, pati tekstshkrues e kompozitor, profesorin ferizajas të muzikës, Shaban Ratkoceri, gjersa me interpretimin e saj, Olza arriti të fitoj vendin e parë në mesin e dhjetëra këngëve garuese.
Olzën e përgëzova për këtë sukses dhe i sigurova mbështetjen tonë tutje, në rrugën e saj artistike.