Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti po merr pjese në panairin e mobiljeve nga druri “Instambul Furniture FAIR”.Drejtori Derguti, me këtë rast është takuar me shumë biznese nga Turqia, ku është diskutuar për bashkëpunime të ndryshme si dhe ju dhuroi atyre librin e bizneseve të industrisë prodhuese dhe përpunuese nga Komuna e Ferizajt, në të cilën janë të paraqitura të dhënat e te gjitha bizneseve te komunës tone.
Bizneset turke u njoftuan, poashtu me mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt, për investitorët e jashtëm si dhe mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset e Ferizajt.
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, bizneset turke i ka njoftuar se industria e përpunimit të drurit është shume e zhvilluar në Komunën e Ferizajt dhe se këto biznese kane potenciale të mëdha për të bashkëpunuar me bizneset nga Turqia.
E nga ana tjetër edhe bizneset turke kanë shprehur interesimin e tyre për marrjen e informacioneve për Komunën e Ferizajt dhe u shprehen të gatshëm për t’i shikuar mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset tona.