Mbrëmë në galerinë e arteve në Ferizaj është bërë hapja e festivalit ndërkombëtar të karikaturave “Ferizaj, 2022”, edicioni i 8-të, i organizuar nga Shoqata e karikaturistëve “Hithi”.
Hapjen zyrtare të këtij festivali e ka bërë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë organizim.
Ky festival në këtë edicion solli emra të njohur artistësh nga 52 shtete, me punimet e tyre të rralla si dhe krijoj atmosferë debati e pune.
Në këtë festival janë ndarë edhe mirënjohjet dhe çmime nga drejtori ekzekutiv i Shoqata e karikaturistëve “Hithi” Imri Musliu.
Festivali vazhdon deri të hënën me disa aktivitete të tjera.