I tillë është edhe Bledion Devqa, që prita sot, i cili punon si inxhinier i aeronautikës për kompaninë prestigjioze “AirBus” në Toulouse të Francës. Ai pra me diplomimin në nivelin master në inxhineri të aeronautikës në Shkollën Polytech në Lyon të Francës, angazhimet semestrale në Londër, Paris e Tallin të Estonisë, i ka hapur vetes një karrierë të begatë në këtë fushë, por edhe duke bërë krenarë jo vetëm familjen por mbarë shoqërinë tonë.