Gjatë ditës së sotme numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, bashkë me zëvendësdrejtorin e Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Afrim Abazi, nga afër kanë vizituar sektorin e stomatologjisë.
Gjatë kësaj vizite këta të fundit janë njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me specifikat e punës në këtë sektor. Këta të fundit në këtë sektor janë pritur nga shefi i stomatologjisë Dr. Driton Krasniqi si dhe me stomatologët Dr. Lumturie Asllani, me c’rast Dr. Krasniqi këta të fundit i ka njoftuar se aktualisht po punojnë 6 specialiste dhe 15 stomatologe të përgjithshëm.
U tha se në këtë sektor po punohen edhe punime protetikore nga teknikët dentar. Poashtu u tha se edhe gjatë pandemisë më Covid-19 ky sektor ka punuar kontinuel.
Ndërsa gjatë muajit mars është mbajtur edhe java e shëndetit oral, ku janë vizituar 3 shkolla, 2 çerdhe për fëmijë si dhe organizatën “Handikos”, ku janë vizituar mbi 468 fëmijë.