Gjatë ditës së sotme organizata joqeveritare “Tika Kosova”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 70 familje në nevojë.
Gjatë shpërndarjes së këtyre pakove mori pjesë edhe drejtori i DShMS-së dr.Kemajl Emini.
Përzgjedhjen e familjeve e ka bërë Qendra për Punë Sociale, ndërsa janë përfshire edhe organizata joqeveritare me qëllim të gjithëpërfshirjes së familjeve me nevojë.
Këtij aksioni ju ka bashkuar edhe donatori nga fshati Komogllave Musli Murseli, ku ka ndihmuar 35 familje.
Drejtuesit e DShM-së kanë falënderuar këtë të fundit që po ndihmon vazhdimisht familjet me nevojë.