Në vizitën tonë zyrtare në Turqi, takuam Kryetarin e Komunës Bafra, z. Hamit Kılıç i cili na priti në zyrën e tij, të mbushur përplot me bashkatdhetarë tanë shqiptarë që jetojnë në Bafra, me të cilët bashkëbiseduam për mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes nesh, shansin e potencialin që kanë qytetet tona për të ndërvepruar në aspektin ekonomik e kulturor, si dhe shkëmbimet e mundshme që do të krijonin e forconin lidhjen mes nesh.
E veçanta e këtij takimi dhe që u bë për nderin tonë, ishte pritja që ne t’i vizitonim e që me këtë rast, Kryetari i Bafras, zyrtarizoi një anëtar shqiptar në Kuvendin e Komunës së Bafra-së, z. Bayram Sener, veprim ky që flet mjaft për respektin reciprok mes popujve tonë.