Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit/invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Siriniqi.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i shpreh ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim kuptova se kësaj bote i dha lamtumirën veterani/invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Siriniqi. Sakrifica e vepra e tij për lirinë do të mbeten përherë në kujtesën tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Siriniqi, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit.