Mbështetja për shoqatat e personave me nevoja të veçanta dhe familjet me anëtarë personat me nevoja të veçanta ishte tema e diskutimit që patëm sot, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, me drejtoren e Koorporatës Gjermane “ASB” – Kosova, znj. Dafina Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj.
Komuna mori përsipër bashkëfinancimin në lartësinë e 30% të shumës së projektit për mbështetje tri organizatave si “Doën Syndrom Kosova”, “Handikos” dhe “Hendifer”, si dhe po kaq, pra 30% të shumës së projektit për ndihmë 10 familjeve me gjendje të rëndë ekonomike sociale, me prioritet për familjet që kanë ndonjërin nga anëtarët me nevoja të veçanta.
Kujdesi institucional e solidariteti, mbeten vlerat që ne besojmë dhe i përkushtohemi maksimalisht.