Edhe këtë vit Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka filluar m shpërndarjen e kartolinave në çdo shtëpi të ferizajasve për të uruar për festat e fundvitit.
“Posta ka trokitur tashmë në mijëra shtëpi, apartamente e biznese ferizajase, për t’i dorëzuar kartolinën e fundvitit që kemi përgatitur, fëmijëve, pleqve, ferizajasve të çdo moshe e profesioni, për të bartur përmes saj, ngrohtësinë e fjalët e zemrës, me urimet më të mira e të sinqerta, për bashkëqytetarët tanë, në prag të festave të fundvitit”, ka thënë Aliu.