Gjatë ditës së sotme numri një i qytetit të Ferizajt, ka pritur ne një takim Myftiun e Bashkësisë islame të Kosovës Naim Tërnava. Në këtë morën pjesë edhe bashkëpunëtore të shumtë të myftiut si dhe zyrtarë të tjerë.
“I nderuar të pres sot në zyrën time, Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, Fehmi Mehmeti me bashkëpunëtorët e tyre, sa për të pranuar urimin e tyre për zgjedhjen time në krye të Ferizajt, po kaq edhe për të diskutuar dhe intensifikuar bashkëpunimin që na pret, në të ardhmen e afërt”, ka thënë Kryetari Aliu.