Sot, në zyrën time prita kampionët e rinj të bodybuildingut, shoqëruar nga trajnerët e tyre nga Klubi “Pitbull Gym”, Nazim dhe Sylë Sopa.Është Altin Musolli, që zuri vendin e parë në kategorinë Men’s Physique Senior dhe vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique Junior,po kështu Nazif Ahmeti që zuri vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique senior, të gjithë këta anëtarë të Klubit ferizajas “Pitbull Gym”, suksesplotë padyshim dhe premtues për zhvillimin e këtij sporti e avancimin e tij tutje në Ferizaj e më gjerë, për të cilët kemi ofruar e do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.