I dhamë lamtumirën sot, të papërsëritshmit, mikut të rrallë, udhëheqësit të lartë shtetëror në kohë të vështira e në kohë paqeje për vendin, politologut të kalibrit ndërkombëtar, atdhetarit të dalluar pjesë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, përkrahësit të fuqishëm të luftës sonë çlirimtare, gazetarit e analistit nga më të zotët e më të arsyeshmit në skenën publike e politike të vendit, bashkëvendasit tonë, shumë të dashur e të nderuar, Ramush Tahiri.
Ai edhepse iku në botën e të vdekurve, vepra e shembulli i tij do të frymoj sa të jetë jeta.
Lamtumirë miku im, pusho në paqen e paskajshme!
Ngushëllime familjes së respektuar Tahiri, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve e të njohurve të të ndjerit!