Edhe sot, në sheshin e qytetit, ishin dhjetëra të tillë që kishin ekspozuar produktet e tyre në kuadër të Panarit të Prodhimeve Bujqësore që kemi organizuar bashkërisht me organizatën IKC. I lumtur të shoh sesi ky sektor po rritet vazhdueshëm në dobi të mirëqenies së familjeve që kultivojnë produkte bujqësore por edhe rritjes së përgjithshme të ekonomisë lokale.