Një moment i veçantë ishte sot, takimi me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, e që nga viti 1993, kanë themeluar klubin e futbollit FC “Kastrioti”, duke mbajtur njëkohësisht turneun me pjesëmarrjen më të madhe të shqiptarëve atje, me emrin e Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna. Krenar me sukseset e ferizajasve e talentin e të rinjve shqiptarë në futboll, që me punën e tyre, shpejt do të ngjisin majat e futbollit evropian.
Bashkë me drejtoren e Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe Kryetarin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”, Lulzim Abazi si dhe zevendeskryetarin e klubit, Xhevat Rushiti hodhëm sot, një hap drejt bashkëpunimit e shkëmbimeve mes dy klubeve të ferizajasve, për të marr më të mirën nga njëri-tjetri.