Karriera e tij, pati fillesë duke gjetur frymëzim nga i ati, Sylejman Çerkini që ishte një nga mësuesit e parë në këto anë, pas luftës së dytë botërore, themelues dhe drejtor i parë i shkollës së plotë tetëvjeçare ,, Naim Frashëri” në Zaskok, karrierë që nisi me shkollimin e mesëm në shkollën e mesme teknike të makinerisë në Ferizaj, studimet në Fakultetin Teknik, drejtimi i Makinerisë Prodhuese në Universitetin e Prishtinës, ku edhe mori titull Magjistër i Shkencave Teknike, puna në QAMO si ligjërues i lëndëve teknike nga 1981 deri më 1983, puna si teknolog i mirëmbajtjes së mjeteve transportuese në Fabrikën e Tubave me Tegel në Ferizaj, nga viti 1986 Ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike, pastaj Ligjërues në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Universitetit të Prishtinës në Ferizaj deri në vitin 2015, pa lënë anash edhe punën në shtëpi-shkolla nga 1991 deri më 1999, nga viti 2015 me shndërrimin nga Fakultet në Universitet të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, punoi si ligjërues ku vazhdoj të jetë i tillë edhe tani, ushtrues i detyrës së Shefit të Departamentit të Makinerisë nga 2006-2014 dhe nga 2014-2015 Prodekan për Financa (U.D.) dhe njëkohësisht ligjërues në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara – Ferizaj në kuadër të Universitetit të Prishtinës, gjersa në periudhën tetor 2015-shkurt 2016 ishte ushtrues i detyrës së dekanit në Fakultetin e Menaxhimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa nga viti 2016 deri në tetor 2020 ishte Dekan i këtij Fakulteti, pa lënë anash edhe punën e tij shkencore të publikuar në funksion të nevojave studimore të studentëve, çka bëjnë kontributin e tij, të çmueshëm jo vetëm mes studentëve por edhe në qarqet tjera universitare.