Doktoreshë Paulinën viti i sprovave të mëdha, 1990 e gjeti në punë në Ambulancën e dikurshme rajonale të Ferizajt, tash QMF 2, gjersa studimet për mjekësinë i kreu në Shkup. Ndër sfidat më të rënda me të cilën u ballafaqua gjatë karrierës së saj, ishte helmimi masiv i nxënësve, me ç’rast nevoja për ofrim ndihme tejkalonte mundësitë, çka lindi nevojën e ndihmës nga institucionet tjera. Ishte Kisha Katolike “Engjulli i Rojës” në Ferizaj, ajo që lëshoi hapësirën e saj, duke krijuar kështu një stacion ndihme për nxënësit e helmuar, me ndihmën lartë të çmueshme të Ipeshkvit Nikë Prela dhe meshtarit Don Lush Gjergji. Në këtë stacion ndihme, Dr. Paulina ishte ndër mjeket kryesore, gjersa më vonë u angazhua energjikisht në rrjedhat politike të kohës me funksion kryetare e Forumit të Gruas, aktive në nismat e formimit të sindikatave të pavarura të personelit shëndetësor, çka i kushtoi me burgosje bashkë me tre kolegë të tjerë mjekë, në njërën nga mbledhjet paraprijëse të 3 shtatorit për grevën e përgjithshme, vuajtjen e të cilit dënim e mbajti në Burgun e Mitrovicës, kur u lirua pas dy muajve dhe menjëherë u përjashtua nga puna. Edhe kjo sakrificë, nuk ndali vullnetin e Dr. Paulinës, por ajo vijoi me punë vullnetare për mbi 10 vite nëpër shtëpi private në Ferizaj, gjersa specializimin e filluar në Shkup e vazhdoi në Prishtinë, kurse që nga ajo kohë e edhe tani, punon si gjinekologe e pavarur në ordinancën “Ars Medica” në Ferizaj, vlera këto të Dr. Paulinës që i respektojnë ferizajasit.