Shkenca shqiptare, Ferizaj me plot krenari, katedrat universitare, kanë në gjirin e tyre, një personalitet të rrallë, emblemë e shkencës dhe urtësisë, të veçantin e shumë të dashurin, që me veprën e tij të jashtëzakonshme i takon plejadës më të ndritur të shkenctarëve të Kosovës, doktorin e shkencës, biologun, qytetarin shembullor e mikun tim, Prof. Dr. Fetah Halili.Qysh me shkollimin në shkollën e mesme normale Shkup më 1966 dhe përfundimin e saj në Ferizaj, studimet universitare në Seksionin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP, studimet postdiplomike në Universitetin e Zagrebit, puna në laboratorët e Fakultetit të Veterinës në Beograd, të qenurit profesor i biologjisë në Gjimnazit e Ferizajt, asistent në Fakultetin e Mjekësisë, ligjërues i lëndëve biologji e përgjithshme me bazat e gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë, docent dhe profesor ordinar, ligjërues në disa fakultete tjera përveç në FSHMN dhe Fakultetin e Mjekësisë si dhe në Universitetin e Tetovës, kontributi në hartimin e dy dokumenteve strategjike të Republikës së Kosovës si Programi Kombëtar i Shkencës dhe Strategjia për Mjedisin në Kosovë, hulumtues e autor i shumë publikimeve ambientale me mbështetje e shtrirje ndërkombëtare, të qenurit anëtar i Këshillit Kombëtar për Njohje Akademike (NARIC) pranë MASHT, dhe anëtar i Këshillit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional pranë Ministrisë së Shëndetësisë, bashkëpunimi me donatorë të huaj si UNDP/WHO çka rezultoi me hulumtime të shumta dhe pajisjen e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore me pajisje dhe instrumente profesionale nga më modernet, puna si shef në Departamentin e Biologjisë, të qenurit Prodekan në FSHMN për çështje mësimore dhe redactor përgjegjës për botimin e teksteve të shkencave natyrore në UP, trajnimet jashtë vendit si Gjermani, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, certifikimi si trajner në Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie në UP, botimi dhe publikimi brenda dhe jashtë vendit të mbi 70 njësive bibliografike, përfshirë tekste universitare, libra shkencor, broshura, doracak, kumtesa e abstrakte shkencore, pjesëmarrja dhe specializimi i mëtejmë në Poloni, pjesëmarrja në kongrese e seminare shkencore në SHBA, Gjermani etj, bëjnë veprën e profesor Halilit, një trashëgimi të pasur për brezat e ardhshëm dhe padyshim një vlerë të çmueshme të shoqërisë ferizajase.