I lumtur t’i shoh kaq shumë kupa e medalje, kaq shumë suksese të të vegjëlve në këndim, në festivale kombëtare e përfaqësim ndërkombëtar, suksesin e tyre në Festivalin e Këngës për Fëmijë “Diamond Fest”, të cilët i prita sot, bashkë me profesoren Njomza Mezini dhe prindërit e tyre.
Një takim që mbush gjithë ditën me energji, e suksesin e tyre natyrshëm se do ta mbështesim edhe më shumë.
