Janë buzëqeshjet e sinqeriteti i tyre, që na shumëfishojnë energjitë e ditës i garantojnë mbarësi. Bashkë me mësimdhënësen Besa Musliu, nga fëmijët pranova dhuratë librin “Magjia e krijimit”, botim me krijimtarinë e nxënësve të shkollës “Jeronim de Rada” që i kemi dhënë mbështetjen tonë e natyrisht edhe për t’i përgëzuar dhe inkurajuar talentët e rinj shkollarë.